Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një person në SHBA, akuzohet se përdhunoi një grua në tren ndërkohë që udhëtarët e tjerë panë skenën po nuk ndërhynë


Policia po heton një incident, gjatë të cilit ata thonë se pasagjerët në një tren të mbushur në Filadelfia qëndruan pranë dhe nuk telefonuan numrin e urgjencës 911, ndërsa një grua u sulmua dhe u përdhunua nga një burrë 35-vjeçar.

Sulmi i dyshuar raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës, kur një tren i Autoritetit të Transportit të Pensilvanisë Juglindore (SEPTA) udhëtonte nga Filadelfia drejt Darby-t.

SEPTA tha se një prej punonjësve të saj përfundimisht e pa përdhunimin duke ndodhur dhe thirri policinë, duke u mundësuar oficerëve të kapnin të dyshuarin e veshur pjesërisht, i identifikuar më vonë si Fiston Ngoy, pranë viktimës.

Mbikëqyrësi i policisë Timothy Bernhardt tha se incidenti u kap në kamerat e sigurisë, duke u dhënë hetuesve prova të shumta për të akuzuar Ng, i ciliu akuzohet për përdhunim. Pamjet gjithashtu treguan pasagjerë të tjerë që ishin të pranishëm gjatë përdhunimit dhe nuk bënë asgjë për të ndihmuar viktimën.

“Është shqetësuese.” – i tha Bernhardt të premten medias vendase NBC News WCAU-TV.

“Jam i shokuar. Nuk kam fjalë. Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj të shoh atë që keni parë me sytë tuaj dhe të shihni se çfarë po kalonte kjo grua, që askush të mos ndërhynte dhe ta ndihmonte. “