Bashkia e Tiranës ka reaguar pas vendimit të Unionit të Transportit Publik për të përgjysmuar urbanët në Tiranë.
Në një njoftim të shkurtër për mediet, bashkia thotë se po e ndjek situatën dhe se po merr masat përkatëse.
“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.”- thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë.
Shoqata e Transportit Publik njoftoi më herët se duke nisur që nga dita e sotme do të funksionojë me gjysmën e kapaciteteve të urbanëve në Tiranë.
Kjo duke përmendur si shkak mos-marrjen e masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë.