Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar se borxhi i qeverive globale vlerësohet në 97.8% të prodhimit të brendshëm bruto të botës në vitin 2021.
Kjo është 0.8 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë, por ende në nivele rekord të larta si rezultat i përgjigjeve të mëdha fiskale ndaj pandemisë Covid-19.
Globalisht, borxhi publik tani arrin në 88 trilionë dollarë, sipas FMN-së, por pritet të bjerë me rreth 1 pikë përqindjeje të PBB-së botërore në vit në 2021 dhe 2022 para se të ndalojë në rreth 97% të PBB-së.
Në vitet e ardhshme borxhi ‘pritet të mbetet vazhdimisht më i lartë se nivelet e parashikuara para pandemisë – në ekonomitë e përparuara parashikohet të jetë pothuajse 20 pikë përqindje më i lartë deri në vitin 2026,’ tha FMN në raportin e saj.
Sipas vlerësimeve paraprake, borxhi global nga qeveritë, korporatat jofinanciare dhe familjet në vitin 2020 arriti në 226 trilionë dollarë, me 27 trilionë dollarë nga viti 2019.
Ekonomitë e përparuara dhe Kina përbënin më shumë se 90% të grumbullimit të borxhit botëror në vitin 2020, ndërsa tregjet e reja në zhvillim dhe vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta përbënin vetëm rreth 7%, thuhet në raport.
FMN gjithashtu vlerëson se 65 deri në 75 milionë njerëz më shumë do të bien në varfëri deri në fund të vitit 2021.