Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19, një seri aksidentesh apo një komplot i planifikuar?


Nga Peter Skurkiss “American Thinker

Që nga momenti i shfaqjes së koronavirusit në Vuhan të Kinës në fillimin e vitit 2020, SHBA ka pësuar dëme të mëdha. Ne kemi kaluar nga përdorimi i gjithëkohshëm i maskave të fytyrës tek mbyllja e ekonomisë, deri tek nisja e shpërndarjes me shpejtësi të vaksinave të paprovuara, dhe së fundmi deri tek miratimi i ligjeve për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës.

Dhe me gjithë këtë proces torturues, liritë që dikur në SHBA merreshin si të mirëqena, tashmë janë kufizuar në mënyrë të qëndrueshme. Madje ne kemi qenë dëshmitarë të vjedhjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nëpërmjet zgjerimit të pazakontë të votimit përmes postës, kohëzgjatjes së kohës së votimit dhe përmbysjes së ligjeve zgjedhore në rang shtetesh nga një numër guvernatorësh dhe prokurorësh të përgjithshëm.

Preteksti për këtë ishte mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit të Vuhani, dhe ishte ai që bëri të mundur manipulimin e zgjedhjeve në shkallë të gjerë.

Duke kthyer kokën pas dhe duke riparë atë që ka ndodhur, ngrihet vetvetiu një pyetje:A është e gjithë kjo rrëmuja e Covid-19rezultat i një serie aksidentesh të rastësishme, dhe vendimesh të këqija nga ana e institucioneve shëndetësore? Apo është një mashtrim, i cili ishte planifikuar paraprakisht?

Kjo e fundit na çon në territorin e teorisë së komplotit. Dhe këto të fundit janë një përzierje. Shumica janë plotësisht të çmendura dhe pa shumë baza. Gjithsesi, disa të tjera kanë në fakt një bazë dhe logjikë të shëndoshë.

Sot, ajo që etiketohet shpesh si një teori konspirative, nuk është asgjë më shumë se diçka, të cilën klasa sunduese e konsideron si të pakëndshme për ta diskutuar.

Nëpërmjet përdorimit të pasurisë dhe ndikimit që ka, elita drejtuese i nxit agjencitë qeveritare dhe mediat e saj të përqeshin dhe përçmojnë çdo lloj debati që i nxjerre ata në pozitë të keqe.

Ky është realiteti në të cilin jetojmë. Kini parasysh një fakt:Një numër teorish konspirative po qarkullojnë le të themi që nga vitet 1960. Secila prej tyre është demaskuar shumë herë nga burimet zyrtare të qeverisë dhe mediat pranë establishmentit.

Në rregull. Por duke pasur parasysh atë që duhet tani mbi luftën e fshehtë të zhvilluar kundër ish-presidentit Donald Trump nga elementë të caktuar në qeverinë federale, madje edhe nga disa zyrtarë në administratën e tij, dhe mediat e establishmentit, a duhet hedhur poshtë ideja e ndonjë komploti?

Për t’ua bërë të qartë këtë, ja ku keni një shembull të qartë. E mbani mend “konservatorin e drejtpërdrejtë” Bill Barr? Ai tha se pas një  hetimi “të plotë”, Departamenti i Drejtësisë i drejtuar prej tij arriti në përfundimin se Xhefri Epshtein kreu vetëvrasje në qelinë e tij të sigurisë së lartënë ishullin Rikers në vitin 2019.

Media e pranoi atë si versionin “zyrtar”, dhe tani për ta hedhur poshtë këtë teori ju etiketon juve si teoricienë konspirativë. Unë ju pyes, a ka vend për të dyshuar në këtë rast?

Duke u kthyer pas në kohë, ish-presidenti Frenklin Delano Ruzvelt tha në një rast:“Nëse ndodh diçka në politikë, mund të vini bast se ajo është planifikuar të ndodhë ashtu”.

Dhe Ruzvelt ishte një njeri me shumë përvojë në këtë drejtim. Ai u zgjodh 4 herë si president i SHBA-së. Kush mund të jetë pas një komploti të Covid-19? Duke luajtur rolin e Avokatit të Djallit, unë sugjeroj se fajtorë janë globalistët apo nëse doni mafia e Davosit dhe pjesëtarët e saj.

Dhe çfarë dëshiron kjo elitë botërore? Sipas deklaratave të tyre publike, disa prej të cilave ata i kanë përsëritur vazhdimisht për dekada, ata bëjnë thirrje për një ose më shumë nga sa vijon:

1.Forcimin e organizatave ndërkombëtare.

2.Ecjen drejt qeverisë globale dhe zhdukjen e kufijve kombëtarë.

3.Krijimin e popullatave të vetëkënaqura.

4.Zvogëlimin e popullsisë botërore përmes infertilitetit dhe mjeteve të tjera.

5.Ngadalësimin e ekonomive për të parandaluar ngrohjen globale, për të cilën ata mendojnë se është një kërcënim.

6.Transferimin e pasurisë nga shtresa e mesme tek ata vetë.

7.Fuqizimin e teknokratëve.

8.Eliminimin e demokracisë përfaqësuese për të krijuar situata si Bashkimi Evropian, ku janë burokratët e Brukselit ata që diktojnë gjithçka.

Secili nga këto synime globaliste ka ecur përpara në një shkallë apo tjetrën falë pandemisë së Covid-19. Donald Trump ishte një pengesë për axhendën globaliste. Pa dyshim, reagimi i tepërt ndaj Covid-19, luajti një rol të rëndësishëm në largimin e tij nga detyra.

Pra, a është e gjitha kjo rastësi… apo gjërat ishin planifikuar të ndodhnin në këtë mënyrë? Është në dorën tuaj ta vendosni. Por para se ta bëni, duhet të kuptoni se klasa sunduese ka si motivin po ashtu edhe mjetet për ta bërë këtë. Dhe kush do t’i demaskonte ata? Mediat? Agjencitë qeveritare?

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Tema