Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra qytetarë protestojnë për të tretën javë kundër rritjes së çmimeve


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta nëpër duar, ata thonë se rritja e çmimeve është e përballueshme për shumicën e qytetarëve të thjeshtë të cilët jetojnë me të ardhura minimale.

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet para kryeministrisë.

Një prej qytetarëve në protestë thotë se po jeton në një diktaturë më të egër se sa në periudhën e komunizmit.

Duke iu drejtuar qeverisë, ai shprehet se kryeministri ka futur në institucionet shtetërore njerëzit e partisë së tij.

“Unë kam punuar në ekonominë shqiptare. Kryeministër mendo për ne hallexhinjtë, na ke shkelur me të dyja këmbët. Unë nuk kam punuar jashtë shtetit. Sot jemi më të varfër se kurrë. Kjo qenka diktaturë për ne. Sa duhet të konsumoj unë në ditë. Ti ke futur në institucione shtetërore njerëzit e partisë. Nuk janë specialist të fushës. A ke bërë ndonjë analizë për çmimet që keni ngritur. Si do e përballojmë ne me një pension të ulët.

Ne e quanim diktaturë në atë kohë, por çmimet ishin të përballueshme. Sot marrim ilaçe të skaduara. Ushqimet janë skandaloze. Çfarëdo dhe kudo të marrësh janë me hormone. Kush pyet për neve. 140 deputetë shkojnë në Kuvend me makina luksoze, ku i gjetën të gjithë këta lekët? Po të vish në Shkozë janë dy kanale të ujërave të zeza. Unë kam kaluar COVID-in dhe kam harxhuar 500 mijë lekë, ku i gjej unë këto lekët, jam futur në borxhe” – tha një prej qytetarëve.