Fuoristrada me targa italiane merr para katër makina në Durrës


Një fuoristradë ka përplasur katër makina në Durrës.

Makina me targa italiane ka qenë duke lëvizur në zonën e Currilave ku është përplasur me katër mjetet e tjera.

Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti që mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit.