Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Now” që është i hapur të ulet në dialog me opozitën për ndryshimet kushtetuese që ata propozojnë.
Rama theksoi se edhe për vettingun e politikanëve është i gatshëm të dëgjojë opozitën.
“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.