Vendosni fjalën kyçe....

Vetingu i politikanëve kusht për zgjatjen e afatit për organet e drejtësisë? Basha: Nuk bëjmë pazare


Në deklaratën e sotme për mediet, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse Vetingu i politikanëve është kushti i PD-së për socialistët, me qëllim votimin në Kuvend pro zgjatjes së afateve për organet e drejtësisë.

Mirëpo Basha u shpreh se nuk do të bëjë pazare.

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së.”- tha Basha.