Vllaznia ka shënuar fitore të thellë ndaj Dinamos.
Blutë kaluan të parët në avantazh me Ibrahimin në minutën e 5’ por shkodranët barazuan në minutën 17 dhe më pas në minutën e 34’ me Durdevic kaluan në avantazh.
Me rezultatin 2-1 përfundoi edhe pjesa e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë Aralica shënoi golin e tretë më pas Ibrahimi në minutën e 67 ngushtoi për 3-2 nga pika e bardhë.
Aralica sërish dërgoi në shifrat 4-2 rezultatin në minutën e 70. Pas vetëm 4 minutash lojë Skuka shënoi golin e tretë dhe të fundit për Dinamon.
Jonuzi në minutën e 83’ shënoi golin e pestë dhe më pas Mustedanagic vulosi sfidën në 6-3.