Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik në rrugën Shkodër-Lezhë.
Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Dajçit’ ku një mjet që drejtohej nga Zyhdi Meti është përplasur me një mjet që drejtohej nga Cilson Tola.
Nga përplasja ka ndërruar jetë shtetasi Zyhdi Meti ndërsa shtetasi Vilson Tola ka mbetur i plagosur e është dërguar në Spitalin e Traumës.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovra e gabuar e njërit prej shoferëve.