Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet në Komision si dëshmitar do e sjellë policia


Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për emisionin “Frontline” me  tha se është e drejta e opozitës që të ngrejë komisionin hetimor për zgjedhjet e vitit e 25 prillit 2021 për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë për aq kohë sa drejtësia nuk e bën.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse kryeministri Rama i cili është i ftuar si dëshmitar në këtë komision nuk paraqitet, Alibeaj tha se do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty.

Ke hequr të drejtën e emigrantëve për të votuar. Mjafton kjo për të thënë se zgjedhjet janë cënuar. Pse i shpërndave miliona euro 2-3 muajt e fundit ndërkohë që i le 2 dimra në çadra? Në momentin që bie  një fatkeqësi ndihma e qeverisë duhet të jetë e menjëhershme. Javët e fundit janë dhënë para jo vetëm pë ata që janë dëmtuar. Përse jepet vetem pak kohë para zgjedhjeve? Është mburrur për të gjitha fondet që BE-ja dha. Si ka mundësi që bën 13 mijë punësime para zgjedhjeve me kontrata të përkohshme ndërkohë që shqiptarët po ikin nga papunësia? Ne kemi filluar këtë komision për të hedhur dritë. Dhe përse të dhënat tonë duhet të jenë në dorë të PS-së para zgjedhjeve? Opozita e vjedhur, është terrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet.  Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”- tha ai.

Alibeaj akuzoi shumicën për ndryshimin e Kushtetutës ndërkohë që u shpreh se ajo do të rivendoset dhe bashkë me të do të kërkohet edhe një reformë zgjedhore.

Kushtetuta nuk duhet trajtuar si një cipë letër pa vlerë. Është akti që na mban të bashkuar rreth vlerave. Kushtetuta nuk është e Ramës e as e Bashës që do të thotë se detyrimi i partive politike brenda parlamentit apo jashtë është ta ruajnë atë. Ishim apo s’ishim në parlament është tjetër diskutim, por kjo nuk do të thotë se vjeddhurazi duke mashtruar mbetjet e opozitës ndryshon kushtetutën. Secili ka qortimet e veta për opozitën por kjo nuk është një shkak që qeveria të përfitojë për ta shkatërruar atë. Ne do të rivendosim Kushtetutën vendit bashkë me të do të bëjmë edhe një kërkesë për reformë zgjedhore. Rikthimi përsëri i Kushtetutës për t’i dhënë nderin dhe respektin si një dokument i gjithëpranuar. Kjo mazhorancë ka vjedhur një copë të Kushtetutës. Për ndryshime të reformës zgjedhore do të duhet bërë me komisione të përbashkëta dhe jo vetëm partiake, por edhe me ekspertë. 5 qershori pavarësisht se nuk bëri ndonjë ndryshim, i dhamë dorën njëri-tjetrit. Nga 5 qershori ndodhën të gjitha thyerjet”- tha ai.