Babai i Aldi Ramës, ka kërkuar drejtësi për të birin, i cili sipas policisë u vetëvra teksa ishte i rrethuar nga RENEA pas vrasjes së oficerit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë.
Rufan Rama ka akuzuar policinë se i ka dhunuar barbarisht të birin në një arrestim kohë më parë e kërkon drejtësi.
Po kështu ai ka deklaruar se në makinë mund të ketë qenë edhe një person i katërt me precedentë penalë dhe autoritetet kanë vendosur që të akuzojnë ë birin, Aldi Ramën për vrasjen.
“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja? E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Kërkoj drejtësi të ndëshkohet aj pis. Ma kanë vra mor djalin.” – tha Rufan Rama për ‘Fax Neës’.