Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur lëvizjes së PD-së që dorëzoi në Kuvend propozimet për ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se PS-ja është e hapur për t’i diskutuar ë gjitha propozimet e ardhura nga pala tjetër pa asnjë kusht paraprak.
Balla shtoi se pasi është njohur me propozimet e PD-së, deputetët socialistë do dalin me qëndrimet e tyre në Kuvend.
“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga grupi PD. Në aspektin formal propozimet të përmbushin kushtet që përcakton rregullorja. Dua të ritheksoj se është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete. Nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS ka shprehur gatishmëri për të diskutuar çdo cështje pa kushte, më pas kur të marrin procedurë parlamentare, do të kemi pozicionet tona që do të burojë mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve.” – u shpreh Balla.