Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Vettingu duhet të vijojë, askush s’e dinte se do shkarkoheshin kaq shumë prokurorë e gjyqtarë


Kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë sot se nuk do ketë negociata me PS-në lidhur me zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Ai tha se procesi ka ecur mjaft mirë, përtej të gjitha pritshmërive dhe se askush nuk e dinte që shumë prokurorë e gjykatës do shkarkoheshin në proces.

Po kështu Balla theksoi se është shumë e rëndësishme që politika të qëndrojë jashtë reformës në drejtësi

“As ka pasur, dhe as nuk do të ketë negociatë për këtë gjë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët dhe institucionet që monitorojnë proceset e vettingut. Deri më tani ky proces ka ecur shumë mirë, madje përtej pritshmërive. Askush nuk e dinte që një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarët do të shkarkoheshin. Në këtë këndvështrim dua të ritheksoj që grupi parlamentar i PS, s’do të hyjë në diskutim për këtë çështje. E rëndësishme është që politika duhet të rrijë larg reformës në drejtësi dhe vettingut në veçanti dhe themeli i saj ka qenë largimi i politikës në reformën në drejtësi. Mosfutja e politikës në këtë proces është tejet jetik për vijueshmërinë e reformës në drejtësi.” – tha ndër të tjera Balla për gazetarët.