Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot anëtarët demokratë që janë pjesë e Komisionit të Ligjeve.

Kjo mbledhje po bëhet me qëllimin për të finalizuar 3 nismat e PD-së për vetingun në politikë, ndryshimet kushtetuese e zgjedhore si dhe reformën territoriale.

PD pritet të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë.

Tre nismat e demokratëve do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit.