Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse nuk do flisja këtu do bëhej “Republika e Sorosit”, në Gjykatën e Lartë janë 3 gjykatës me vetting top sekret


Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Dibrës ka deklaruar se drejtësia shqiptare është e kapur nga qeveria.

Ai theksoi se 3 gjykatës në Gjykatën e Lartë janë me vetting “top sekret” të cilët janë marrë peng nga Edi Rama.

Më tej ai theksoi se ka ngritur zërin mbi Reformën në Drejtësi pasi nëse nuk e bënte në Shqipëri do bëhej “Republika e Sorosit”.

“Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë. Sapo u emërua në drejtim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, vëllait të ministres i doli regjistrimi për 500 mijë euro që kishte bërë një takim me një mafioz që tani nuk ndjehet më. Ku është kjo çështje? E zhduku sapo u emërua. Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë me veting top-sekret. Atë nuk mund ta shihni ju, nuk mund ta shohin qytetarët sepse janë të krimbur. Por ata janë gjykatësit e partisë që janë marrë peng nga Edi Rama.

Dvorani u shpall kampion i luftës kundër korrupsionit në botë, i cili pasi mori 17 mijë euro, dha 11 vendime në favor të Albtelekomit. Ky është kampioni i antikorrupsionit? Ky është mega-korruptor. Të gjitha këto vepra janë të lidhura me miliarderin Soros, një armik i demokracisë dhe të djathtës shqiptare. Nëse askush nuk ngrinte zërin, këtu do bëhej republika e Sorosit”-deklaroi Berisha