Fermerët e Beratit kanë zhvilluar sot një protestë duke akuzuar Ministrinë e Bujqësisë së po i diskriminon.
Fermerët e fshatrave Kutalli, Drenovicë, Rerëz, Gorican, Pobrat, Velmish, Strum etj janë mbledhur në rrugë.
Ata kërkojnë një lloj kompensimi për farërate plehrat kimikë që u kanë dalë jashtë përdorimit për shkak se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i nxorri si të dëmshme.
“Ne kërkojmë të gjendet fajtori qysh tek. Vetëm për farën është kjo luftë. Duam të gjejmë kush është tjetër që merret me këtë punë. Të gjejë drejtësinë. Ne rrimë në serë e punojmë atje jo si tjerët që rrinë në kompjutera. Nuk e mbjellim dot më. Edhe ajo 10% nuk ka mundësi, nuk e gjejmë dot këtë. Unë kam 3 dynym sera dhe për ato nuk kam marrë asnjë lloj kompensimi. Shteti të vijë e të na mbjelli farën të paktën. Mos të vijë shteti tani të çojë AKU-në e të marrin rryshfet atje. Do vijojmë protestën derisa shteti të marrë masa. Do bëmjë edhe grevë urie nëse është nevoja. Rrezik do vijë banka të na marri shtëpinë tani. Të na japin të paktën farishtet, tjetër gjë nuk po kërkojmë se kemi pa paguar edhe kreditë për plehrat e marra.” – u shprehën fermerët.
*Video Credit: Syri