Vendosni fjalën kyçe....

Kapet sasia rekord e kokainës në brigjet e Portuglisë (FOTOT)


Autoritetet portugeze dhe spanjolle kanë konfiskuar një sasi prej 5.2 tonësh kokainë nga një jaht që lundronte në det të hapur.

Siç shkruan Euronews, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në Portugali në 15 vjet dhe një nga ngarkesat më të mëdha në Evropë vitet e fundit.

Policia gjeti 183 pako kokainë në jaht, që po të shitej do të shkonte në rreth 200 milionë euro.

Autoritetet portugeze thanë se dërgesa ishte dhe më e madhja në Portugali për 15 vjet.

Policia Portugeze, e mbështetur nga marina dhe forcat ajrore të vendit, e gjeti dhe përgjoi jahtin të gjatë 24 metra në det, duke vënë në pranga tre persona.

Të arrestuarit janë dy shtetas spanjollë dhe një shtetas peruan, të cilët po mbahen në paraburgim në Portugali.

Autoritetet dyshojnë se kokaina i përkiste një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës që po sillte kokainë në Evropë përmes Gadishullit Iberik.

“Kjo është një goditje e madhe për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë.”- tha drejtori i policisë gjyqësore portugeze Luis Neves në një konferencë shtypi.