Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për ‘Agjencinë për dialog dhe bashkëqeverisje’.
Anëtarët e Komisionit votuan me 12 vota pro dhe 6 kundër. Ky projektligj solli debate mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Projektligji ishte propozuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” është një platformë e re që kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ngrejë për të bashkëqeverisur me qytetarët dhe do të kontrollojë gjithë administratën në bashkëpunim edhe me qytetarët.