Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti i Imunizimit rekomandon dozën e tretë të vaksinës në Shqipëri: Do jetë i kombinuar


Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike.

Mjekja dhe anëtarja e komitetit, Gjeorgjina Kuli, ka deklaruar sot për “A2 CNN” se së shpejti do të nisë zbatimi në mënyrë që kategoritë e riskut të kenë mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të Covid-19.

“Ne e kemi diskutuar gjatë të nisur nga situata, nga epidemiologjia e virusit, nga rastet edhe të riinfeksioneve dhe nga informacionet dhe zhvillmet e vendeve përreth, kemi vendosur të rekomandojmë dozën e 3 për kontigjentin 60 plus dhe për sëmundje të caktuar kronike.”- ka deklaruar anëtarja e Komitetit Teknik, Gjeorgjina Kuli.

Ajo thotë se Komiteti i ka hapur dritën jeshile edhe vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, por vetëm në rastet e rekomanduara nga mjeku.

“Është hedhur ideja e vaksinimit të fëmijëve 12 plus, por që kanë problematika kur rekomandohet nga mjeku kurues. Kemi rekomanduar të dalë protokolli për të gjithë kontigjentet kur rekomanodohet, lloji i vaksinës.”-thotë Kuli.

Ekspertja shpjegon se për dozën e tretë, është shqyrtuar opsioni për kombinimet e vaksinave.

 “Kemi bërë skenarë dhe kombinacione të lejueshme. Kështu, të moshuarit që kanë marrë dy dozat Coronacav mund ta marrin dozën e tretë Pfizer ose Coronavac sërish. Ndërsa për fëmijët është lënë vaksina Pfizer, pasi deri tani studimet për këto grupmosha i kemi me këtë vaksinë.”- shprehet Kuli.