Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Kemi vaksinuar me një dozë 46.7% të popullsisë


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar sot shifrat e ecurisë së procesit të vaksinimit në vend.

Kështu, përmes një njoftimi në Facebook bëhet me dije se deri tani është vaksinuar me një dozë të vaksinës 46.7% e popullsisë, ndërsa 37.9 % janë vaksinuar me dy doza.

Ky institucion thotë se ndryshimi nuk do të vijë për sa kohë nuk do të vaksinohen të gjitha grupet e synuara.

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.”– thuhet në njoftim ku u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin vaksinën.