Vendosni fjalën kyçe....

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, Varhelyi: Mos hapja e negociatave ka krijuar impakt negativ


Është publikuar sot progres-raporti i KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, si autor i paketës së zgjerimit ka prezantuar sot rezultatet e këtij progres-raporti.

Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet dhe mos hapja e negociatave dëmton BE-në. Sipas tij, shtyrja e hapjes së negociatave për dy vendet ka krijuar impakt negativ.

“Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinëdhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ. Duhet zgjidhur problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Është e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe vendet e BE. Që të nisim dhe konferencën e parë ndërqeveritare.

Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojmë te Mali i Zi, ku janë hapur kapitujt të negociatave. Nuk mund do të mbyllen kapitujt, kjo është pjesë e metodologjisë së re. Mali i Zi duhet të shtojë përpjekjet, siç është liria e shtypit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Serbia duhet të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, kjo duhet të bëhet brenda këtij viti. Falënderoj Tanja Fajon për misionin e përmbushur për dialogun Serbi-Kosovë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit.

Zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë. Janë arritur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit. Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit. Është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.”– tha Varhelyi.

Në raportin e Komisionit Europian, rekomandohet që Shqipëria të vijojë me reformat në drejtim administrativo-territorial pasi duhet të konsolidohet më tej decentralizimi.

“Nevojitet një monitorim dhe vlerësim sistematik i zbatimit të strategjisë kombëtare të decentralizimit dhe qeverisjes vendore 2015-2022.

Ndërsa bashkive u janë dhënë kompetenca më të mëdha për bërjen e politikave, njësive të qeverisjes vendore (NJQV -ve) u mungojnë ende burimet e mjaftueshme financiare dhe kapaciteti administrativ për t’i ushtruar ato në mënyrë efektive. Përfaqësimi i grave në qeverisjen vendore ka nevojë për përmirësim. Edhe pse 44 përqind e vendeve të këshilltarëve lokalë u fituan nga gratë në zgjedhjet e fundit lokale, vetëm 8 nga 61 bashki drejtohen nga gra. Ato kanë nevojë për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve për stafin e tyre. Autonomia fiskale e NJQV -ve është në rrezik, pasi shumica e buxhetit të tyre varet nga transferet kombëtare. Si rezultat, edhe pse Bashkitë po bëhen më të mira në mbledhjen e të hyrave vetjake, aftësia e përgjithshme e institucioneve vendore për të ofruar shërbime publike cilësore mbetet e kufizuar. Situata e tyre financiare është bërë gjithnjë e më e ndërlikuar nga pandemia, me burimet në dispozicion të NJQV -ve duke u zvogëluar më tej.”– thuhet në raport.