Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Ndërsa shpërndan deklaratën e tyre, ambasadorja Kim mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“SHBA dhe BE pajtohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.”- shkruan ambasadorja Kim.
Në këtë deklaratë Blinken dhe Borrell u shprehën se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian dhe kërkuan nisjen pa vonesë të negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
🇺🇸 & 🇪🇺 agree WB region belongs in EU & accession negotiations w/ 🇦🇱 & 🇲🇰 should start without delay. EU accession, a stated priority for the whole WBalkans, helps consolidate democratic institutions, protect fundamental rights & advance rule of law. https://t.co/CyT5PAjHpY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 20, 2021