Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 policë në Tiranë. Në Korçë, pezullohen 6 efektivë në Korçë, mes tyre shefi i komisariatit dhe ai i qarkullimit


Krenar Gjokuta (majtas) Kelmend Pikuli (djathtas)

6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli janë pezulluar nga detyra.

Ndërsa katër të tjerët janë punonjës të qarkullimit.

Prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. 

Me të njëjtin vendim në funksion të të njëjtit procedim penal janë lënë në “arrest me burg” tre policë të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Ndërsa një efektiv i policsë u la me arrest shtëpie. 

Njoftimi i Gjykatës:

Në funksion të procedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
  2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
  3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
  4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.