Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, shënohen dhe 14 raste të reja infeksioni


Asnjë viktimë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, duket se situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm pasi pas 2.140 testimeve, vetëm 14 qytetarë kanë rezultuar me virusin.

 “20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”- bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë, sot janë shëruar 61 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.083. Në total numri i rasteve aktive është 515.

Ministria e Shëndetësisë u përsërit qytetarëve këshillat për mbajtjen e maskave, respektimin e distancës sociale dhe ruajtjen e higjienës.