Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Zgjedhjet e 25 prillit as të lira e as të ndershme, SPAK duhet të godiste shitblerjen e votës


Deputeti i Partisë Demokratike, Bylykbashi, ka thënë raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 235 prillit pohoi se shitblerja e votës mbetet problem. Ai theksoi se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të ndershme.

Gjatë tryezës për prezantimin e progresraportit të Shqipërisë, demokrati tha ndër të tjera se ndryshimi i sistemi zgjedhor ishte i njëanshëm nga ana e PS-së dhe se shteti ndërhyri sistematikisht në procesin zgjedhor të 25 prillit.

Po kështu ai kritikoi SPAK-un duke thënë se duhet të godiste shitblerjen e votës.

“Raporti më i mirë ka qenë në 2009. Është përsëritur në këtë raport shkeljet e një numri të OSBE-së. U bë kontroll mbi zgjedhësit ndërmjet të dhënave personale. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi dënime. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira as të ndershme, këtë e thotë edhe OSBE-ODIHR. Është ngritur një sistem gjigand për të kontrolluar votuesit për të kontrolluar zgjedhësit. Kemi ndryshim të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Është detyra e shtetit të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por kemi ndërhyrje sistematike të shtetit në procesin zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit ishin maksimumi. SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës, nuk e bëri dhe as nuk e parandaloi. Garancitë që prodhuan në mënyrë të qëllimshme dështuan.”– tha Bylykbashi.