Një 80-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë.
Ajo dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit në katin e tretë ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në lagjen ’28 Nnëntori’.
E moshuara me iniciale M.C., jetonte e vetmenë banesë.
Njoftimi
“Një grua 80-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm për shkak se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, 80-vjeçarja M. C., e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”