Vendosni fjalën kyçe....

I vihet bomba autobusit ushtarak në Siri, 14 viktima nga shpërthimi


Një sulm me bombë ka ndodhur sot ndaj një autobusi ushtarak në Damaskun qendror, duke vrarë të paktën 14 persona.

Agjencia e lajmeve Sana raportoi se dy pajisje shpërthyese të lidhura me automjetin shpërthyen ndërsa autobusi kaloi nën urën Jisr al-Rais gjatë orës së pikut të mëngjesit.

Edhe pse Siria është përfshirë nga një luftë civile për një dekadë, BBC shkruan se sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.

Menjëherë më pas, sulmet me armë të ushtrisë gjithashtu thuhet se vranë të paktën 10 persona në veriperëndim. Rajoni veriperëndimor është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin Presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011.

Lufta në Siri ka lënë të paktën 350 000 njerëz të vdekur dhe bëri që gjysma e popullsisë të largohej nga shtëpitë e tyre, përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë vendit.