Vendosni fjalën kyçe....

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Pogradecit, e akuzon për korrupsion


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 13 dhjetor të këtij viti për zhvillimin e seancës dëgjimore për procedimin ndaj prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.

Hetimin ndaj tij e ka kërkuar Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në tetor të vitit 2020. Sipas këtij të fundit, Kokonës i është konstatuar shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës së magjistratit.

ILD ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit për shkelje të rënda dhe korrupsion.

Emri i Shkëlqim Kokonës ka dalë në disa investigime të mediave ku janë konstatuar shkelje.