Vendosni fjalën kyçe....

“PS bojkotoi” – Pas opozitës reagon Kuvendi: Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet nuk u bë, shkak mungesa e kourumit


Pak pasi opozita deklaroi se maxhoranca socialiste kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar Kryesia e Kuvendit.

Në një njoftim për mediet, Kryesia e Kuvendit thotë se mbledhja nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Mbledhja e radhës është vendosur të mbahet ditën e Premte.

“Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar ‘Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021’ nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.

Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.”- thuhet në njoftim.