Ish-avokatja e Shtetit Enkelejda Muçaj është emëruar si zëvendësministre Infranstrukture dhe Energjie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshilli të Ministrave.
Muçaj mbajti postin e avokates së shtetit për rreth 1 vit pasi zëvendësoi Artur Metanin që u zgjodh si Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Në cilësinë e Avokates së Shtetit, Muçaj ndoqi dhe mbrojti Shqipërinë në çështjen kundër Becchettit ku në përfundim vendi i gjobit në arbitrazh me 110 milionë euro.
Muçaj ka asistuar në këshillim klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe xehetarisë, si dhe industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri në transaksione që lidhen me shitjen dhe blerjen e pasurive të patundshme dhe aktiveve operative, si dhe vlerësimin dhe negocimin e çështjeve rregullatore me autoritetet kompetente shqiptare, blerjen e pasurive të patundshme dhe konsultimet për çdo çështje relevante legjislative.
Znj. Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë (1998-2000), duke ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri dhe ka përfaqësuar qeverinë shqiptare në lidhje me Ligjin për të drejtat e autorit në negociatat e zhvilluara me OBT për qëllime të pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë.
Ajo gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale.
Avokatja e re e Shteti ka qenë gjithashtu ligjëruese për lëndën “Ligji mbi pronësinë intelektuale” pjesë e Programit Juridik të Universitetit të Neë York Tirana (që nga 2013). Ajo përgjatë karrierës së saj ka punuar gjithashtu për shumë firma prestigjioze të huaja.
Znj. Enkelejda Muçaj është e pasur gjithashtu në edukim, duke marrë diplomën e saj të parë në Universitetin e Tiranës, në fillim në degën e gazetarisë pastaj dhe në fushën e juridikut. Ajo ka dy diploma nga IBA and College of Laë of England and Ëales në degët: “Shkrirjet dhe blerjet e kompanive internacionale” dhe “Tregjet e kapitalit ndërkombëtar dhe huatë”. Masterin Znj. Muçaj e ka përfunduar në Torino, në fushën e ligjit të pronësisë intelektuale.