Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon dhe zbulon kur do dërgojë 2 satelitët në orbitë: I pari në Mars, i dyti në Qershor


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, në të cilën komunikon me një ekspert lidhur me dërgimin e dy satelitëve në orbitë.

Në këtë bisedë, Rama njofton se sateliti “Albania 1” do të dërgohet në orbitë në muajin Mars të vitit 2022, ndërsa “Albania 2” do të dërgohet në muajin Qershor.

“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme por e vërtetë.” – thotë kryeministri në video.

BISEDA:

Rama: Pra jemi këtu.

Eksperti: Po, ky është lëshimi i SpaceX Falcon 9 që u bë në Qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?

Eksperti: Po, në Mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në Qershor?

Eksperti: Saktë…

Rama: Super

Eksperti: Kjo është pamje e orbitës ku do të lëshohen.

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme por e vërtetë.

Eksperti: Po zotëri