Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Raporti i KE-së vulosi integritetin e zgjedhjeve të 25 prillit, në e bëjmë Europën këtu për fëmijët tanë


Kryeministri Rama tha sot se raporti i KE-së për Shqipërinë pohon se zgjedhjet e 25 prillit ishte një proces zgjedhor i padiskutueshëm për sa i përket integritetit e përputhjes me standardët e rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Në konferencën për shtyp bashkë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se raporti ka bërë vlerësime shumë pozitive reformave të vendit në shumë drejtime duke vijuar se ato do ecin para në të mirë të vendit.

“Dua të them se raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe të përputhjes me standardet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka ecur me reformat e shtetrrethimit dhe të konsolidimit të proceseve demokratike. Reforma në administratën publike përsëri referohet si një proces që përparon, ashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Të drejtat e njeriut rikonfirmohen si vlera më e madhe. Barazia gjinore vlerësohet. Përpjekjet tona për ta përafruar kuadrin legjislativ me BE-në vihen re dhe vlerësohen. Progresi për një ekonomi funksionale tregu është evident. Këto janë disa nga pikat kyçe. Në mbyllje dua të them që ne nuk do të ndalojmë me përpjekjet tona në bazë nëse hapen po jo negociatat. Ne e bëjmë për fëmijët tanë që të jetojnë në një vend me të njëjtën cilësi si në Bashkimin Europian.”

Rama shtoi më tej se raporti ka rikonfirmuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat.

Kreu i qeverisë theksoi se progresraporti është udhërrëfyes i qeverisë në punën e saj, por vendi do ecë përpara me reformat si një detyrim ndaj qytetarëve.

“Raporti i KE-së është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE-ja një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE-së dhe të BE-së këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE-së se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes”, tha Rama.