Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët po ndjekin nga afër një lloj të ri koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë 10% më infektiv se Delta


Shkencëtarët në mbarë botën po ndjekin nga afër një pasardhës të variantit shumë infektiv Delta që po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i shëndetit publik në Angli tha në një raport se po mbikëqyrte një nëntip të variantit Delta të quajtur AY.4.2, i cili kishte infektuar më shumë njerëz kohët e fundit.

Francois Balloux, drejtor në Institutin Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër, shkroi në Tëitter të shtunën se të dhënat rreth AY.4.2 sugjeruan se mund të jetë 10% më i transmetueshëm sesa varianti më i zakonshëm Delta në Mbretërinë e Bashkuar, i quajtur AY.4.

Që nga 27 shtatori, 6% e testeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin AY.4.2. Dr Scott Gottlieb, një ish-komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, tha se lloji i ri nuk ishte një ‘shkak i menjëhershëm shqetësimi’, por ai bëri thirrje për ‘kërkime të menjëhershme’ për të zbuluar nëse ishte më infektiv apo në gjendje të shmangte përgjigjen imune të trupit.

“Ne duhet të punojmë për t’i karakterizuar më shpejt këto dhe lloje të tjera të reja. Ne i kemi mjetet.” shkroi ai të dielën në Tëitter. Ai shtoi se kërkohej një përgjigje e koordinuar, globale.