Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: Mediat online duhet të vetërregullohen e liria e fjalës duhet siguruar


Ambasadori i BE-së, Soreca tha sot se progresraporti i KE-së thekson arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahët para fundit të këtij viti.

Gjatë konferencës për shtyp, zyrtari europian tha se liria e fjalës në vend duhet siguruyar dhe se mediat online duhen vetërregulluar.

“Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt. Puna për reformat duhet të vijojë. Në raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me direktivat, ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjet e bëra. Sulmet ndaj gazetarëve duhet të ndalen. Duhet pasur rregullatore të medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria e re duhet të sigurohet që ligjet për mediat të jenë në përputhje me  Komisionin e Venecias. Duhet të miratohen ligje për pakicat kombëtare, procesi i regjistrimit të pronave dhe kompensimi i tyre. Procesi i reformës në drejtësi duhet të ecë përpara dhe sidomos ai i vettingut.”