Nënkryetarja e PD-së, Tabaku, tha sot se integrimi i vendit nuk është ndër prioritetet e qeverisë Rama.
Gjatë një takimi me ambasdadorin e BE-së në Tiranë, Soreca, në prezantimin e progresraportit të KE-së, numri dy i selisë blu renditi pikat që sipas saj e faktojnë këtë gjë.
“Nuk e kam pasur kurrë për kënaqësi të lexoj raporte ndërkombëtare që citojnë Shqipërinë me tregues të përkeqësuar, por ne duhet ta pranojmë të vërtetën dhe ta shohim në sy.
Unë pashë me shqetësim disa tregues të përkeqësuar dhe në këtë raport.
Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore;
- Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë
- Lexova me shqetësim raportin e ËJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re.
- Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet.
- Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike.
- Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
- Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit;
- Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.
Tabaku shtoi më tej se është folur edhe më herët mbipërpjekjen e vijueshme të qeverisë për për të privuar lirinë e medias, njësoj siç ndodh në vendet autoritare.
Ajo theksoi se është kohë që të hiqet dorë nga ballot e festat në këtë proces e të shihet e vërteta në sy. Tabaku u bëri thirrje deputeëve socialistë që të përmbushin detyrimet që kanë si të zgjedhur e t’i respektojnë vlerat e Bashkimit Europian.
“Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti. Nëse ne dështojmë që të aplikojmë standartet e demokracisë mbi vendin tonë, nëse ne dështojmë të përmbushim detyrimet ndaj demokracisë atëherë e gjithë kjo përpjekje për integrim është e kotë. Vlera europiane për mua është dhe mos-vjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve dhe që më tej ngriti një sistem patronazhimi në nivel kombëtar që në raportin e ODIHR u fshikullua si një shkrirje e shtetit me partinë. Sikundër e besoj se për çdo vend me një sens minimal demokracie, nuk do të ishim duke diskutuar për përdorimin e fondeve për të blerë votën sikundër raporti i OSBE-ODIHR raporton. Aq më tepër sot ku ne jemi dëshmitarë që për shumë më pak se kaq kryeministra janë dorëhequr. Prandaj në këtë sallë dëshiroj që t’i bëj thirrje kolegëve të mi të përmbushim detyrimet që shqiptarët na kanë vendosur mbi shpatulla. Të mos flasim për vlerat EU por t’i respektojmë e zbatojmë ato.” – tha Tabaku.