Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rrjedhja e të dhënave personale, blerja e votës me paratë e krimit e legalizimet deformuan zgjedhjet e 25 prillit


Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, tha sot se zgjedhjet e 25 prillit janë shoqëruar nga parregullsi të shumta.

Ajo e vuri theksin se rrjedhja e të dhënave personale, përdorja e parave të krimit për blerjen e votës si dhe legalizimi i pronave të qytetarëve.

Vokshi e bëri deklaratën gjatë prezantimit të progresraportit të Shqipërisë nga ana e KE-së.

“Për të shkuar përpara në BE, duhet të bëhemi bashkë, sepse është në interesin e të gjithë qytetarëve. Nëse ka nota pozitive raporti, na gëzon, sepse Shqipëria është një hap afër BE-së. Ne kemi bërë shumë, duke tejkaluar dhe axhendat politike. Dua të ndalem te kriteri më i rëndësishëm politik zgjedhjet. E gjej pjesën e zgjedhjeve në raport të zbehtë. Vërtetë administrimi ka qenë i mirë, përshëndesim të gjithë personat që u angazhuan në mbarëvajtjen e mirë të pjesës së madhe të zgjedhjeve, por ka shumë problematika që nuk janë trajtuar në raport. Çështja është se vota a është e lirë apo jo? Pasi nga vota e lirë apo jo e lirë një vend konsiderohet demokratik apo më pak demokratik. Vota s’ishte e lirë. Po pse? Sepse u përfshinë paratë e korrupsionit, të grupeve kriminale. U punësuan njerëz, legalizime u dhanë pafund, për të marrë votën. Ne kishim përballë nëpunësit, vartësit e ministrave, që duke u bërë patronazhistë kërcënonin qytetarët. Çdo e dhënë personale nga AKSHI u bë publik dhe u vendos në dispozicion të partisë në pushtet. Krimi më i rëndë elektoral, rrjedhja e të dhënave personale, ishte gjë e madhe dhe shqetësuese. Votuesit përndiqeshin dhe kërcënoheshin çdo ditë. Kërkesa ime është që duhet të shkatërrohet kjo skemë, të hetohen ata që kanë qenë të përfshirë në krimin elektoral të nxjerrjes së të dhënave personale.” – tha Vokshi.