Vendosni fjalën kyçe....

A do të bashkëpunoni me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca: Jemi gati për këdo


Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur në një deklaratë për mediat nga Korça, ku mes të tjerash ka komentuar 3 propozimet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend.

“Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, është dorëzuar në Kuvend nga PD por siç e thashë dhe dje, kjo është demokracia. Tashmë opozita është kthyer në parlament, do diskutohet midis mazhorances dhe opozitës.”– tha Soreca.

Gazetarët e pyetën Sorecën se a do të ketë bashkëpunim me PD-në, në rast se vjen ish-kryeministri Sali Berisha në krye të kësaj force politike.

Kësaj pyetje ambasadori Soreca iu përgjigj: “Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.” Duke lënë kështu të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Berishën.