Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Ish-ministri me shtëpi në Tiranë dhe Lalëz deklaronte 0 pasuri


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në një debat në emisionin “Opinion” deklaroi se një ish-ministër me dy shtëpi të regjistruara nga Garda e Republikës që regjistronte shoqërimin deklaronte se nuk kishte pasuri.

Deklaratën Bardhi e bëri teksa shpjegonte propozimin e PD-së mbi vetingun e politikanëve.

Diskutimi:

Gazmend Bardhi: Një ish-ministër që ka qenë në ministri jo shumë larg përpara kishte shtëpi mes Tiranës, shtëpi në Gjirin e Lalzit. E shoqëronte garda në shtëpinë këtu dhe e regjistronte “e mora ministrin nga filan shtëpi”, “e çova në fundjavë në filan shtëpi”.

Blendi Fevziu: Pse i regjistron garda këto?

Gazmend Bardhi: Po patjetër që i regjistron dhe ministri në deklaratat e veta të pasurisë deklaron se ka 0 pasuri.

Blendi Fevziu: Nuk i kanë në emrin e tyre shtëpitë.

Gazmend Bardhi: Pikërisht pra, nëpërmjet këtij procesi kryeministri nëse e ka në emrin e Gaz Bardhit, do verifikohet si e ka bërë pasurinë Gaz Bardhi sepse Gaz Bardhi quhet person i lidhur.