Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Shërbimet informative kapën politikanë që flasin në telefon me kriminelë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” lidhur me lidhjet e krimit me politikën.

Bardhi deklaroi se shërbimi informativ ka kapur në përgjime, politikanë që flasin në telefon me eksponentë të krimit të organizuar.

Diskutimi:

Bardhi: Organet ligjzbatuese shqiptare disponojnë të dhëna të plota për politikanë që kapen në përgjime, telefonata me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Fevziu: Pse nuk veprojnë? Është skandal. Drejtësia ka të dhëna për politikanë në lidhje me krimin e organizuar?

Bardhi: Politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminelë. Nuk dënohen. Kjo mburojë politike bëhet për shkak të shkëmbimit të favoreve. Kriminelët pasurohen duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen nga kriminielët për të fituar zgjedhjet.