Tetë nxënës të klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” janë infektuar me Covid-10 në Bashkinë e Libohovës.
Kjo ka bërë që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër të mbyllë të gjithë klasën e pestë.
Duke qenë se numri është i lartë nxënësit e tjerë janë karantinuar si masë për mos përhapjen e mëtejshme.
Në Gjirokastër gjithashtu janë mbyllur dy zyra, ajo e ADISA-s dhe e Kadastrës për shkak se ka punonjës të prekur me Covid-19.