Vendosni fjalën kyçe....

Kim pas takimit me Del Monaco-n: Kuvendi të miratojë zgjatjen e mandatit të Vettingut, të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Del Monaco.

Kim shkruan se së bashku me Monacon, mbështesin zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, ndërsa u kërkon palëve që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut.

Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”– shkruan ambasadorja Kim.