Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë kundër propozimit të PD-së për vettingun e politikanëve.
Manjani tha se ky propozim është një spekulim duke e krahasuar me OFL-në.
“Tema e diskutimit është seksi për popullin dhe në vetvete nisma është populiste. Nëse duam ta analizojmë juridikisht është një spekulim i madh.
Nëse kriteri është populizmi hajde ta bëjmë, t’i biem dhe e mbyllim emisionin.
Nga pikëpamja e standardit demokratik është një spekulim. Në thelb është një OFL e re që ose do duhet të legalizojë pisllëkun e politikës , që kush e kalon presupozohet i pastër që në fakt nuk është i pastër. Bile është më e poshtër akoma, sepse tenton të përdorë gjykatën për të legalizuar thashetheme. Duhet t’i bëjmë një fotografi situatës legale ku gjendet shteti. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Në shtetin tonë normat kanë dalë nga fuqia dhe bëjmë ligje të posaçme dhe i shmangen të gjitha normave. Ai shtet me ligje të posaçme është shumë afër diktaturës”-deklaroi Manjani në emisionin “Opinion”.