Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të kohës së komunizmit, Aranit Çela


Është ndarë nga jeta këtë të enjte, kryeprokurori famëkeq i komunizmit, Aranit Çela.

I njohur shpesh herë në medie si ‘xhelati’ i komunizmit. Çela ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.

Aranit Çela mori pjesë në 650 procese politike si hetues, prokuror dhe gjyqtar duke çuar drejt pushkatimin shumë shqiptarë. Ai ka qenë protagonist i shumë gjyqeve politike që kanë çuar në pushkatimin e shumë figurave politike të kohës, duke filluar nga Kadri Hazbiu, Petrit Dume e Beqir Balluku e etj.

Më 1954-1955 Çela ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas u emërua kryetar i Gjykatës së Lartë dhe ka qëndruar në këtë post në vitet 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990.

Në 1958 u emërua prokuror i përgjithshëm, post të cilin e mbajti deri në vitin 1966.

Ai u arrestua më 3 nëntor të vitit 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit”, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.