Partia Demokratike ka dalë në terren për të shtyrë përpara propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese.
Në një video të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lidhur me vettingun e politikanëve jepen deklaratat e qytetarëve, të cilët pyeten nëse duhet bërë vettingu i politikanëve.
Personat që shfaqen në videon e PD-së shprehen dakord për vettingun e politikanëve.
“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan në përshkrimin e videos, Bardhi.