Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ballkani i Hapur ideja e duhur në kohën e duhur, të gjithë do bëhen pjesë në të ardhmen


Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama foli ndwr tw tjera edhe për Ballkanin e Hapur, duke thënë se ajo është ideja e duhur në kohën e duhur, ku të gjithë do bëhen pjesë në të ardhmen.

Ai tha se Ballkani nuk ka kohë për të humbur për të krijuar një shëmbëlltyrë të asaj që do të jetë, ndërsa shtoi se asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën, duke lënë mënjanë interesin për të rritur ekonominë e brendshme.

“Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja, Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE. Por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, u shpreh Rama.