Vendosni fjalën kyçe....

Rama viziton lagjen e re në Bubq: Si rezidencat në Tiranë e në bregdet, gati brenda nëntorit


Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Bubq pranë kantierit të Rindërtimit, ku po ndërtohet lagjia e re.

Rama tha gjatë fjalës së tij, se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje.

“Ky 26 nëntor, plot 2 vjet pas tragjedisë që e goditi shumë fort këtë zonë, do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin.”- shkruan Rama. 

Kryeministri u shpreh se ndërtesat e reja duken si zonat rezidenciale në Tiranë ose në bregdet.

“Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra.”- tha Rama.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri vizitoi nga brenda edhe ambientet e shkollës së Rindërtuar.

Drejtori i shkollës i tha Ramës se ai ishte: “I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”.