Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua nga një qytetar, kryebashkiaku i Selenicës flet pas incidentit: Ishte nën efekte të fuqishme alkooli


Kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj, ka folur lidhur me incidentin e ndodhur ditën e sotme, ku u dhunua nga një 57-vjeçar.

Binaj ka deklaruar se ka qenë duke zhvilluar një takim me dy shoferë furgonësh të linjës Vlorë-Sevaster, kur pronari i tyre ka shkuar dhe e ka goditur atë. Ndërsa fliste në një prononcim për televizionin “Neës 24”, Binaj është shprehur se dhunuesi i tij ka qenë nën efektin e alkolit.

“Incidenti ka ndodhur në Vlorë, në kuadër të një takimi që më kërkuan dy shoferë furgonash të linjës Vlorë-Sevaster. Në kohën që filluam të sqaronim ankesën e tyre erdhi pronari i tyre, nën efekte të fuqishme alkooli me sa kuptova, më goditi dhe më ofendoi, pasi pretendon se ne nuk e kemi ndihmuar për të hequr linjën Sevaster-Vlorë.

Në fakt kjo licencë është dhënë nga kryetari i mëparshëm i bashkisë. Pelat Bonaj ka 3 orare për linjën Vlorë-Sevaster. Në fakt problemi është orari i mësuesve, që janë klientelë e garantuar. Kemi qenë në negociata me këtë si person që t’i jepet një zgjidhje. I kemi kërkuar që një orar ta lërë në favor të një shoferi që është nga fshati Sevaster, ai s’ka pranuar.

Ne kemi qenë në kontakte, i kërkoja kompromis që të zgjidhej ky konflikt dhe ai vazhdonte me presione që të hiqnim orarin tjetër, gjë që ne nuk e kemi bërë.
Pelati është një konsumator alkooli dhe nga ajo që më deklaruan familjarët e tij, të cilët erdhën sot në zyrën time dhe më kërkuan ndjesë. Unë e mirëkuptoj që ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai është djalë nga zona jonë.

Por ne si drejtues duhet ta japim një mesazh. Në zgjidhjen e konflikteve administratat tona ndodhën nën presione të vazhdueshme. Raste konfliktesh kemi të përditshme. Ka raste që i pranojnë zgjidhjet, ka të tjerë që nuk bien dakord.”- thekson kryebashkiaku Binaj.