Kreu i Partisë Demokratike ka përsëritur nevojën e vettingut në politikë.
Ai ka ripostuar qëndrimin e tij të ditës së djeshme në konferencën me gazetarët në selinë blu.
Kryedemokrati tha se është në interesin e të gjithë shqiptarëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit.
Basha theksoi se ata kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht në kurriz në sipërmarrësve të ndershëm dhe për të shkatërruar konkurrencën në treg.
“Është interesi i të gjithë shqiptarëve. I socalistëve dhe demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit. Nga njerëz që këto 30 vjet, pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja. Kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht. Dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit, të ekonomisë e punësimit. Duke fuqizuar një grusht njerëzish vetëm e vetëm sepse ndajnë me to, favore, privillegje, pushtet e para. Në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.” – tha Basha.