Vendosni fjalën kyçe....

Vihen 1110 gjoba në mbarë vendin, makina inteligjente ‘bën namin’ në rrugët e Tiranës


1110 gjoba janë vënë në mbarë vendin nga Policia Rrugore për shkelje të ndryshme.

Një pjesë e shkeljeve janë kapur nga makina inteligjente që ka ardhur në vend pak ditë më parë. Ajo është përdorur në rrugën Sauk-Teg si dhe në rrugët e kryeqytetit.

Shkeljet për të cilat janë vënë gjobat janë shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim celulari në drejtimin e mjetit e mosvënie e rripit të sigurisë.

Po kështu në kontrollet e policisë janë përdorur dronë, radar, mjete pa shenja dalluese të policisë, kamera, aparate fotografike e mjete për testimin e alkoolit.